Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet kamioni me 80 emigrantë në Korçë

Një numër rekord emigrantësh të paligjshëm janë kapur mbrëmjen e së premtes duke u transportuar me kamion në aksin Korçë – Pogradec.

Forcat e policisë kanë bllokuar një kamion në afërsi të fshatit Leminot. Pas inspektimit të mjetit rezultoi se në rimorkio ndodheshin rreth 80 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin hyrë në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë, transmeton KOHA.

Mes refugjatëve të ndaluar ka gra dhe fëmijë. Ato u kapën të fshehur në një kamion, në një aksion ku të përfshirë ishin rreth 40 forca policie, mes tyre "Shqiponja", policia rrugore e ajo kriminale.

Kamioni është ndaluar në aksin nacional Korçë- Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot, afër një karburanti.

Artikuj të ngjashëm