Janë arrestuar dy persona në Korçë, pasi u kapën duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm, ka njoftuar Top Channel.
M. L., 36 vjeç; E. D., 28 vjeç, banues në Korçë, u kapën në dalje të qytetit të Pogradecit me kamionin tip “Iveco”.
Kamioni ishte në pronësi të A. O., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim dhe brenda kishte 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.
“M.L. drejtonte mjetin, ndërsa E. D., kryente kontrollin e rrugës, me mjetin tip “Benz”. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.
-
Dy emigrantë të paligjshëm gjenden të vdekur në Korçë
-
Policia kap pesë emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor të Ferizajt
-
Policia në Sarandë arreston tre kosovarë, tentuan t’ua kalonin kufirin ilegalisht 26 emigrantëve
-
Kosovari po transportonte 31 emigrantë duke ua marrë nga 900 euro secilit, arrestohet në Shqipëri
-
Arrestohet në Gjirokastër një shtetas i Kosovës për trafikim të emigrantëve