Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi tentuan të fusnin ilegalisht mallra të ndryshme në Kosovë në pikën kufitare në Bërnjak.
Policia ka njoftuar se ka ndaluar dy persona, N.T. dhe D.M., të cilët ishin në traktorin që po kontrabandonte mallra.
“Në traktor kishte të ngarkuar mallra të ndryshme: birra (104 arka X 20 shishe X 0.5 l = 1040 litra), raki rrushi (tri lloje, 15 pako X 6 l =90 litra), verë (15 pako X 6 l = 90 litra) dhe produkte kozmetike”, thuhet në njoftim.
Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia parandalon dy tentime të kontrabandës në Muçibabë
-
Ndalohet kontrabandimi i mallrave nga Serbia
-
Policia ndal traktorin me birra e zogj, dyshohet se i kontrabandoi nga Serbia
-
Policia ndalon dy vetura që po kontrabandonin mbi 1.000 shishe birrë nga Serbia
-
Policia ndalon një rast kontrabande me mallra në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës