13 persona janë shoqëruar për në stacionin policor në Prizren, pas një aksioni të Policisë së Kosovës të enjten.
Sipas Policisë, aksioni në qendër të Prizrenit ndodhi pas orës 18:30 dhe personat e dyshuar ishin në një objekt ku po ushtronin veprimtari të kundërligjshme, konkretisht lojëra fati.
Në vendngjarje janë sekuestruar edhe gjësende të cilat do të shërbejnë si prova materiale.
“Policia ka realizuar një aksion rreth orës 18:40 as një informatë të cilën e ka pranuar në qytetin e Prizrenit. Aksioni ka qenë i koordinuar me prokurorët e shtetit dhe për këtë rast janë shoqëruar në stacionin policor 13 persona të cilët janë hasur në objekt ku janë ushtruar lojëra të fatit dhe janë sekuestruar gjësende të cilat do të shërbejnë si prova të mëtutjeshme për zhvillime të procedurës penale”, ka thënë zyrtari i policisë, Vesel Gashi, për KOHËN.