Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Zllopek të Pejës pasi pas ndalimit në një pikë kontrolli i është gjetur një pistoletë.
Sipas njoftimit nga policia, i arrestuari ishte ndaluar të martën në mesditë teksa po drejtonte motoçikletën. Gjatë kontrollit është vërtetuar se motoçikleta s’ishte e regjistruar dhe se të njëjtit i kanë shqiptuar gjobë dhe i kanë konfiskuar motoçikletën.
Gjatë kontrollit, te i dyshuari në çantë krahu është gjetur një pistoletë e tipit “Voltran Mini”, një karikator, dy fishekë të kalibrit 9mm dhe një brisk “Browing”, që janë konfiskuar, bën të ditur policia.
I arrestuari L.U. i lindur më 2000 është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
-
Iu gjet armë brenda lokalit, arrestohet një i dyshuar në Pejë
-
Arrestohet i dyshuari për të cilin kishte urdhërarrest ndërkombëtar, i konfiskohet pistoleta me 27 fishekë
-
Arrestohet një person në Pejë, kapet me armë
-
Arrestohet një person për përdorim të armës
-
Një i arrestuar në Pejë për posedim armësh