Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mungesa e prokurorit shtyn për afat të pacaktuar seancën për të “shpallurin e vdekur”

Ka dështuar nisja e shqyrtimit të dytë gjyqësor ndaj dy ish-gjyqtarëve që në mënyrë të pa ligjshme kishin shpallë të vdekur Rrahman Bajramin.

Kësaj radhe ka munguar prokurori i shtetit. Kryetari i Trupit Gjykues, Elmaz Elezi tha se mungesa e prokurorit nuk lejon mbarëvajtjen e seancës, dhe ajo shtyhet në afat të pacaktuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo gjë nervozoi avokatin e palës së dëmtuar, Ragip Zenelin i cili tërhoqi vërejtjen se shtyrja e seancës në afat të pacaktuar, është shkelje e dispozitave ligjore dhe mund të përkthehet në zvarritje edhe për 8 vjet të tjera.

Por kryetari i trupit Gjykues hoqi përgjegjësinë nga gjykata. Ai tha se i ka shkruar prokurorisë së shtetit për mungesën e prokurorit, pasi edhe seanca e kaluar ishte shtyrë për këtë shkak.

Ai bëri të ditur se nga sot do t’i shkruajë prokurorisë që hartoi aktakuzën asaj të Prizrenit dhe vetë kryeprokurorit Aleksadër Lumezit.

Ftesës për seancë nuk i ishte përgjigjur as i akuzuari tjetër, sig gjyqtari Meriman Vehapi i cili kishte qenë iniciator që Rrahman Bajrami të shpallej i vdekur në mënyrë që të përfitonte nga prona e tij.

Gjyqtari tha se ftesa për seancë nuk i ka arritur dhe për këtë shkak nuk mund të urdhërojë arrestimin e tij.

Avokati i gjyqtarit të akuzuar Gërdovcit, Xhavit Krasniqi kërkoi që i akuzuari Meriman Vehapi të sillet me dhunë në gjykatore.