Rrahim Bajrami, ani që shëndosh e mirë, qe nëntë vjet është shpallur i vdekur nga një gjykatës. Ndjenja e njeriut “të burgosur”, atij i është krijuar që kur ish-gjyqtari Sami Gërdovci dhe avokati Meriman Vehapi e kishin larguar nga lista e të gjallëve për të përfituar nga një kontest pronësor, shkruan sot Koha Ditore.
Gjykimi ndaj Gërdovcit dhe Vehapit, të cilët akuzohen për nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore e keqpërdorim të besimit, tanimë ka arritur fundin. Këtë të mërkurë është bërë prezantimi i fjalës përfundimtare. I dëmtuari Rrahim Bajrami ka thënë se ky rast e ka burgosur tash e nëntë vjet.
“Meriman Vehapi ka bërë krim shumë të rëndë. Edhe padinë që ia kam bërë në Odën e Avokatëve, e ka tërhequr dhe ka vazhduar të punojë. Dëmshpërblimin do t`ia kërkojë. Tri troje i ka marrë në tokën time. Kjo është një punë, e cila është e tepruar qe nëntë vjet. Unë jam sikurse i burgosur. Nuk kam çka të them më shumë”, ka thënë Bajrami para gjykatës.
(Më gjerësisht lexon i sot në Koha Ditore)
-
Raport i KTV-së për dënimin e ish-gjykatësit që shpalli të vdekur Rrahim Bajramin
-
Gjykatësi Sami Gërdovci gjashtë muaj burgim, avokati Meriman Vehapi lirohet
-
Gjykimi i gjykatësve që e shpallën të vdekur qytetarin e gjallë
-
Shtyhet sërish seanca ndaj ish-avokatit që e shpalli të vdekur një person për t’ia tjetërsuar pronën
-
Ka 8 vjet që lufton për “të dëshmuar” se është gjallë