Në edicionin e parë të emisionit “Puls” të këtij sezoni është debatuar për rritjen e numrit të aksidenteve në trafik për vitin 2017 dhe dështimin e ligjit të ri për rregullat në komunikacion i cili u tha se nuk po bën punë pasi që, siç u tha nga të ftuarit, nuk ka ende vendim që dikujt deri më sot t’i jetë revokuar patentë shoferi për shkak të shkaktimit të aksidentit.
Jeton Rexhepi, drejtor i Drejtorisë për Preventivë në Policinë e Kosovës, ka thënë se numri i aksidenteve ka shënuar rënie në përgjithësi, por tha se shqetësuese është shtimi i numrit të aksidenteve me fatalitet këtë vit pasi, sipas tij, është shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar.
Burim Krasniqi, drejtor i Departamentit Koordinues i Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Ministri të Infrastrukturës, shtoi se gjatë dy muajve të verës, sidomos gjatë organizimit të ahengjeve të ndryshme, shkaktohen aksidente të shumta dhe një pjesë të tyre e shkakton alkooli.
“Situata po na del prej kontrolli këta dy muaj”, tha ai.
-
Sonte në “Puls” diskutohet për aksidentet fatale në komunikacion
-
Më 2017 u rrit për 23 % numri i aksidenteve me fatalitet
-
Sonte në “Puls” diskutohet për shtimin e numrit të aksidenteve me fatalitet
-
90 persona kanë humbur jetën vetëm këtë vit në aksidente trafiku
-
Ramadani: Vdekjet në trafik janë kthyer në epidemi