Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mosmarrëveshje për trafik, rrahje masive në hyrje të Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se në hyrje të autostradës te rrethi, saktësisht në fshatin Trudë të Prishtinës, janë përfshi në rrahje disa persona.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar pesë viktima meshkuj kosovar të lënduar, të cilët kishin qenë me dy automjete me targa vendore.

Viktimave në vendin e ngjarjes u është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në QKUK dhe mbeten për tretman mjekësor.

Sipas viktimave, pas një mosmarrëveshjeje në trafik, ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar të cilët kishin qenë me dy vetura me targa të huaja, dhe pas sulmit të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një vegël pune, të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast. Rasti vazhdon të hetohet.