Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje mërgimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës që të shmangin lëvizjen përmes territorit të Serbisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, thuhet në reagim.
Në reagim tutje thuhet se Ministria e Jashtme, po ndjek nga afër zhvillimet”.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës", thuhet në reagim.
Vritet një polic në Serbi, Daçiqi thotë se i dyshuari është një kosovar
Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë rreth orës 00:55 të enjten në...-
MPJ-ja i kërkon Serbisë ta bëjë të ditur identitetin e kosovarit të vrarë
-
MPJD-ja kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë pas arrestimit të shtetasit të Kosovës
-
Kosova kërkon angazhimin e QUINT-it pas arrestimit të veteranit të UÇK-së në Serbi
-
MPJD-ja bën thirrje që të shmanget kalimi nëpër Serbi
-
MPJD-ja bën thirrje që të shmanget transiti përmes Serbisë