Policia e Kosovës e ka konfirmuar arratisjen e Milan Radojçiqit të enjten, në kohën kur po tentonte të hynte në Kosovë nga Serbia, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak. E të njëjtë e ka pohuar edhe prokurori Rasim Maloku.
Sipas policisë, arratisja ka ndodhur gjersa zyrtarët policorë ishin duke e verifikuar.
“Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, ka thënë se Radoiçiq është në kërkim, pasi dyshohet për ndërhyrje në rastin e njohur si “Brezovica”, si i dyshuar për "frikësim gjatë procedurës penale".
Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen. Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.
Para disa javëve, SHBA-ja e sanksionoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe.
-
Radoiçiqi arrestohet në Serbi
-
Arratisja e Radojçiqit, tre policët e suspenduar janë serbë
-
Arratisja e Radojçiqit, kërkohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë në Bërnjak
- Në Serbi ka filluar operacioni për shpëtimin e pasurisë së kriminelit Millan Radoiçiq
-
Serbia do ta kërkojë ekstradimin e Artan Hajrizit nga Gjermania