Kanë rezultuar pozitivë analizat për helmimin e disa nxënësve nga fshati Shalë e Lipjanit, të cilët dyshoheshin që ishin helmuar në fillim të nëntorit të këtij viti.
Policia në raportin 24 orësh ka thënë se rasti po hetohet ende.
Nxënësit dyshohet se ishin helmuar si pasojë e konsumit të ushqimit në një “fast food”.
“Raportohet se me datë 06.11.2021 disa nxënës të shkollave të mesme dhe fillore dyshohet se janë helmuar si pasojë e konsumimi të ushqimit në një fast food. AVUK ka marrë mostrat dhe i ka dërguar për analiza. Më 29.12.2021 kanë arritur analizat e mostrat të cilat kanë rezultuar si pozitive . Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshime për helmim të disa nxënësve në një shkollë në Vitomericë të Pejës
-
Afro 30 nxënës të Mitrovicës kërkuan ndihmën mjekësore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi
-
Helmohen 10 nxënës në Mitrovicë nga ushqimi në një lokal
-
AUV-i mbyll një restorant të ushqimit të shpejtë në Lipjan pas dyshimit se u helmuan disa klientë
-
Dyshime për helmim të nxënësve nga Prishtina në ekskursionin në Mitrovicë