Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me gjithsej 34 vjet A.GJ, nën akuzat për vrasje, lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe P.GJ., për veprën kryerje ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje.
A.GJ. më 12 mars të vitit 2019, në fshatin Marmull të Gjakovës, kishte vrarë T.B. pas një mosmarrëveshjeje pronësore. Në vendin e ngjarjes, i ka shkaktuar lëndime trupore A.N, pasi ky i fundit kishte tentuar ta ndihmonte viktimën. A.Gj është dënuar me 22 vjet burgim.
Në anën tjetër, P.GJ. është dënuar me 12 vjet burgim për veprën e lartcekur.
Artikuj të ngjashëm
-
10 vjet burgim të pandehurit që ndihmoi në vrasjen e një personi në Gjakovë
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasjen në Gjakovë
-
Katër vjet e gjysmë burgim për vrasjen në tentativë për shkak të një prone në Gjakovë
-
Gjashtë vjet burgim për vrasje të rëndë në tentativë në një lokal në Gjakovë
-
Pesë vjet burgim për vrasje të rëndë në tentativë e armëmbajtje pa leje