Një person është mbytur të dielën pasdite në liqenin e Radoniqit, është njoftuar nga Policia e Kosovës.
Personi ishte nxjerrë nga uji dhe ishte dërguar në QKMF pa shenja jete. Dëshmitarët kanë thënë se e kanë nxjerrë viktimën nga uji dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
“Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar për rastin dhe ka treguar edhe emrin e vikimës.
“Azgon Zenel Selmonaj, humbi jetën tagjikisht në liqenin e Radoniqit. Ka qenë ditë e rëndë dje për të gjithë neve, e sidomos për shokët që u munduan t'i dalin në ndihmë Azgonit. Falënderoj Policinë, e sidomos stafin mjekësor në Deçan, për pëpjekjet e tyre mbinjerëzore në menaxhmin e kësaj fatkeqësie që na ka goditur dje. Ngushëllime për të gjithë miqtë e shokët e Azgonit dhe familjen Selmonaj nga Rastavica”, ka shkruar ai.
-
Dyshohet se një person vdiq pasi u hodh nga ura në Ujman
-
Gjendet një trup i pajetë në Badovc, dyshohet se është burri që u raportua i zhdukur dy ditë më parë
-
Gjendet një person i mbytur në lumin e Klinës
-
Rrufeja godet për vdekje një person në Kamenicë
-
Vdes një person pasi bie në një bunar në fshatin Izbicë