Kronikë

Mbi 400 mijë euro dhe stoli të vjedhura gjenden në banesën e gruas në Tiranë që u burgos bashkë me djalin e saj

Arrestim

Nënë e bir, të cilët u arrestuan pasi në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve”, u janë gjetur shuma të konsiderueshme parash.

Në banesën policia ka gjetur 404. 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Ndërkohë, ende dihet ende se ku i kanë gjetur paratë dhe aksesorët.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar ‘Inside’, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir)”, thuhet në njoftim.

“Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404. 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- njofton policia.