Të paktën 112 patentë shoferë janë konfiskuar brenda pesë ditësh në Gjakovë, ka njoftuar të mërkurën Policia.
Në njoftim bëhet e ditur se këta patentë shoferë janë konfiskuar për kundërvajtje të ndryshme, si tejkalime në vende të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve, mos ndalja në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë.
Konfiskimi është bërë në kuadër të planit operativ “Droni”.
“Gjithashtu gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe nëntëqind e dy (902) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalime të shpejtësisë, përdorimi i telefonit dhe mos vendosja e rripit të sigurisë gjatë ngasjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vëzhgimi me dronë, Policia në Gjakovë për 5 ditë pezulloi 152 patentë shoferë dhe shqiptoi 774 gjoba
-
Policia konfiskoi 20 patentë shoferë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
-
55 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, konfiskohen 34 patentë shoferë
-
Policia konfiskon 29 patentë shoferë për 24 orë
-
220 gjoba në trafik në kryeqytet për një ditë, 35 shoferëve u sekuestrohet patentë-shoferi