Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mbetet në mbi 2 mijë numri i gjobave të shqiptuara në 24 orë

Policia e Kosovës vazhdon ta mbajë në më shumë se 2 mijë numrin e gjobave të shqiptuara për shkelësit e rregullave të komunikacionit në Kosovë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë me dije se brenda këtij intervali në gjithë Kosovën janë shënuar fiks 2160 gjoba.

Policia e Kosovës po tenton që gjobat të përdorë si njërin prej mjeteve për të parandaluar aksidentet me fatalitet, që ditëve të fundit janë shtuar në Kosovë.