Prishtinë, 20 prill - Gjykata e Apelit e Kosovës e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej dy muajsh kundër L.D., i akuzuar për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore në bashkëkryerje”, “Krim i organizuar” dhe “Ushtrim i paligjshëm i veprimtarisë mjekësore në bashkëkryerje”, vepra këto të sanksionuara sipas Kodit Penal të Kosovës.
Në këtë mënyrë kjo gjykatë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimit për vazhdim të paraburgimit, të nxjerrë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, më datë 10.04.2017.
Gjykata e Apelit ndër të tjera gjen se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari ka kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij, ngase edhe më tutje qëndrojnë rrethana të cilat më të drejtë justifikojnë frikën se me gjetjen e tij në liri do të mund të ikë ose arratiset, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, duke pasur parasysh edhe faktin se ndaj tij ishte lëshuar rreshtim ndërkombëtar nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 25.03.2016, pasi nuk i është përgjigjur institucionit korrektues për mbajtje të dënimit dhe ka ikur nga Kosova.
-
Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për kryerjen e dy veprave penale
-
Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj 4 të pandehurve, të dyshuar për kontrabandë me armë
-
Apeli lë në paraburgim shtetasin turk
-
Supremja i lë në paraburgim 20 të dyshuarit për krim të organizuar e trafikim të narkotikëve
-
Paraburgim për të dyshuarin për krim të organizuar, keqpërdori masën e dorëzanisë