Një aksident rrugor është verifikuar paraditen e së shtunës në afërsi të fshatit Çiflig në Lushnje, ku disa gurë mermeri që po transportoheshin nga një kamion janë shkëputur dhe kanë zënë poshtë një veturë.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, kur gurët janë shkëputur nga kamioni me targë “AA 667 MP” dhe kanë rënë mbi një “Peugeot” me targë “AA 862 SF”, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga goditja e rëndë ka humbur jetën një 24-vjeçare e identifikuar me inicialet E.I, e cila po udhëtonte në makinë, ndërsa 3 persona të tjerë, përfshirë drejtuesin e mjetit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spitalin e Lushnjes.
Agjentët e policisë kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionit, shtetasin me inicialet B.P dhe po kryejnë veprimet proceduriale.
{gallery}