Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Mitrovicën e Veriut të dyshuar për mashtrim. Ata dyshohet se kanë mashtruar vitin e kaluar tre persona duke u marrë 10 mijë euro me premtimin se do t’u sigurojnë banesa e punë.
“Rr. Oslobogjenje, Mitrovicë Veri prill-maj - 2021. Lidhur me rastin, më 09.02.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.