Një person është ndaluar të martën nga Policia në Lipjan, nën dyshimin se i njëjti kishte mashtruar fermerët në Istog.
29-vjeçari i dyshuar ishte në kërkim policor, derisa ka arritur të ndalohet pas intensifikimit të angazhimeve bashkëpunuese ndër rajonale policore në orët e para të së martës.
Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari G.N., ditë më parë kishte blerë tetë kafshë shtëpiake (gjedhe) në vlerë prej gjashtë mijë e 500 euro, por nuk i ka paguar paratë sipas marrëveshjes duke mashtruar viktimën.
“Personi i arrestuar poashtu dyshohet ka kryer edhe disa vepra penal të mashtrimit të fermerëve tjerë nga Istogu dhe një rast në Skenderaj, duke bërë shitblerje të kafshëve nga persona të caktuar, por duke mos u përgjigjur në obligimet monetare ndaj palëve në vlerë prej mijëra euro”, thuhet më tej në komunikatën e policisë.
Pas ndalimit dhe arrestimit të tij nga autoritetet, i njëjti është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent dërgohet në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
-
Një i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtroi tjetrin për 51 mijë euro
-
Arrestohet një i dyshuar në Gjilan për të paktën 16 raste të mashtrimit
-
Një grua arrestohet nën dyshimin për mashtrim me subvencione të bujqve në Pejë
-
Arrestohen burrë e grua në Istog, mashtruan një person për blerjen e një lokali
-
Arrestohet i dyshuari për mashtrim të qytetarëve, përfitoi rreth dy milionë euro