Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 32 vjet burgim Marjana Çmetën, të renë që akuzohet se helmoi vjehrrën dy vjet më parë. Në seancën e së martës, 24-vjeçarja iu drejtua trupit gjykues, duke mohuar akuzën me fjalët “jam e pafajshme përballë vetes dhe Zotit”.
Më herët, Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Çmetës me 35 vite burgim. Fillimisht ngjarja brenda familjes Lami u konsiderua si vdekje natyrale, ndërsa e reja ishte rrëfyer tek hoxha i fshatit ku kishte pranuar se kishte qenë ajo që e kishte helmuar vjehrrën pas debateve që kishte pasur me të, raporton "KlanTv".
Ngjarja e rëndë ndodhi në 30 prill 2017 në Kamëz të Tiranës. Sipas hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se Marjana Çmeta ishte vetëm në banesë me vjehrrën e saj. Ajo i ka ofruar një pije ku kishte hedhur fotoksinë. Pasi e helmoi, mes nuses dhe vjehrrës kishte pasur edhe një përleshje, derisa Çmeta e mbyti me duar.
Fillimisht e reja nuk e pranoi krimin duke deklaruar se kishte qenë në gjumë, mirëpo një vit më vonë gjithçka u zbardh. Rrëfimi që nusja e shtëpisë Marjana Çmeta kishte bërë për vrasjen tek hoxha Hysen Shehu ishte regjistruar i gjithi në video nga ky i fundit.
-
Zbardhen dëshmitë, kështu e vrau nusja shqiptare vjehrrën – “E kafshova në duar e fytyrë”
-
Vëllai i Nicki Minajit është dënuar për përdhunimin e një të miture
-
Disa nga vrasjet e grave që tronditën publikun
-
Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ademajt, Kokalla me 30 vjet
-
Dënohet me burgim të përjetshëm ish-anesteziologu francez për helmim të 30 pacientëve