Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Luhet poker në Gjilan, arrestohet pronari i një lokali

Është arrestuar një person në fshatin Velekincë të Gjilanit pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.

Në lokal janë hasur 10 persona, 7 prej tyre duke luajtur poker.

Në tavolinën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar zhetonë të plastikës të cilat zëvendësojnë monedhat për lojë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit - pronarit të lokalit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje.