Një fëmijë i vogël duket se i ka shpëtuar vëmendjes së të afërmve dhe ndërsa luante në parmakun e dritares së shtëpisë, ka rënë nga kati i dytë.
Për pasojë, është dërguar për ndihmë në spitalin Kukësit dhe prej andej në Spitalin e Traumave në Tiranë, raporton "Syri".
“Më datë 31. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale, pasi në lagjen nr. 7 Kukës, i mituri O. M, vjeç 2, banues në lagjen nr. 7, duke luajtur në parmakun e dritares së banesës në katin e dytë, është rrëzuar duke rënë në tokë, e dëmtuar në pjesën e kokës, pas marrjes së mjekimit të parë në spitalin Rajonal Kukës, është transportuar në Spitalin Ushtarak Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Fëmija në Lipjan bie nga kati i dytë i shtëpisë, pëson lëndime të rënda
-
Bie nga 2 metra lartësi, fëmija dërgohet në QKUK
-
Një fëmijë 2 vjeçar në Kinë bie nga kati i gjashtë, shpëton
-
Vlorë, fëmija 2 vjeç rrëzohet aksidentalisht nga kati i dytë
-
Një i mitur hidhet nga kati i dytë, policia po heton rastin