Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lojë, rrahje dhe arrestim

Foto: Ilustrim

Në rrugën “Remzi Salihu”, në Prishtinë dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

I arrestuari me mjete të forta e kishte sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë duke luajtur së bashku me disa shokë, transmeton Koha.net.

Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore i cili ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.