Policia ka arrestuar një të dyshuar në Podujevë pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar nëntë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, peshë prej 10.5 gramë, një komplet letra- rizlla.
Me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja-kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit me ç’rast është gjetur një qese e vogël e mbushur me substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, në peshë 0.9 gr , 11 qese të najlonit të zbrazura si dhe një komplet letra –“rizla”. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Arrestohet një person në Jarinje, iu gjet marihuanë gjatë kontrollit në kufi
-
Policia sekuestron afër 26 kg marihuanë, arrestohen tre të dyshuar