Një burrë në Pejë ka raportuar se djali i tij me probleme psikike vazhdimisht është duke i shkaktuar dhunë dhe frikësim.
Pas raportimit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervisitmit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti thuhet se ka ndodhur të martën dhe po hetohet në drejtim të veprës penale dhunë në familje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike vazhdimisht është duke i shkaktuar dhunë dhe frikësim. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.