Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lirohet e dyshuara që tentoi të fuste marihuanë në Dubravë

Një grua e cila ka tentuar të fus 3.5 gramë marihuanë në Burgun e Dubravës pasi ishte ndaluar, ajo është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës më 27 maj asaj gjatë procedurave të kontrollit nga oficerët korrektues i janë gjetur në posedim 3.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

E dyshuara me urdhër të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.