Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lirohen në procedurë të rregullt të dyshuarit për keqtrajtim e braktisje të fëmijës

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë dhe një grua pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur të martën, në Fushë-Kosovë. Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar një mashkull dhe një femër, kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.