Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, e la fëmijën vetëm në banesë

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë për veprën penale “keqpërdorim apo braktisje e fëmijës”.

Ajo dyshohet se e ka lënë fëmijën vetëm në banesë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se ka braktisur fëmiun e saj duke e lënë vetëm në banesë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmiu ne bashkëpunim me Qendrën per Pune Sociale tek një familjar i tij”, thuhet në raportin e PK-së.