Është gjetur pa shenja jete në vend të punës një shtetas i Shqipërisë në Lipjan të shtunën.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi është dërguar për obduksion.
“Lipjan 15.08.2023-16:45. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.