Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lëndohen dy persona në vendin e punës në Viti

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore derisa ishin duke kryer punë ndërtimtarie në Viti, ka njoftuar Policia.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri në QKUK në Prishtinë dhe tjetri në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse të cilat janë duke hetuar rastin. Rasti ka përfunduar me procedurë të rregullt.