Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kthehet në rigjykim çështja penale kundër avokatit Çekaj

Është kthyer në rigjykim çështja penale kundër avokatit Haxhi Çekaj, të akuzuar për mashtrim.

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, ka vendosur se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, ishte i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, në raport me veprën penale për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor dhe gjykuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë më datën 2 dhjetor të vitit të kaluar, kishte shpallur fajtor për mashtrim dhe ishte dënuar me gjobë prej 3000 euro dhe dënim me burgim prej gjashtë muajve.

Atij po ashtu i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit të avokatit për një vit, duke iu llogaritur nga dita kur vendimi ta marrë formën e prerë dhe ndalim i ushtrimit të profesionit për një vit. 

Çekaj akuzohet se ka mashtruar marrë M.I., duke i marrë asaj deri në 50 mijë euro në emër të mbrojtjes së babait të saj N.B., siç ishte thënë në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale pranë Gjykatës Themelore në Prizren në vitin 2017.

Edhe Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht Arbëri 2 j. më parë Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht

"Kështu që i pandehuri H. Ç., nga e dëmtuara M.I., kishte marrë para për mbrojtjen e N.B, babait të të dëmtuarës, në emër të mbrojtjes dhe në emër të ekspertizave, marrjes së një ekspertize nga Turqia, dhe atë në një shumë të përgjithshme prej 43.000,00 (dyzetetremijë) euro, si dhe shumën tjetër të cilën i pandehuri e ka marrë nga e dëmtuara në emër të trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Pejë, ka marrë shumën prej 40.000,00 (dyzetmijë) euro, shumë kjo e konfiskuar nga ana e zyrtarëve me rastin e arrestimit të të pandehurit me datën 15.02.2017.  Dëmi i shkaktuar të të dëmtuarës tejkalon shumën prej 50.000,00 (pesëdhjetëmijë) euro.  Me këto veprime i pandehuri  H. Ç., ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së", ishte thënë në aktakuzën e ngritur. 

Gjykata Themelore në Prishtinë më 2 dhjetor të vitit të kaluar e shpalli fajtor Çekajn dhe e dënoi me gjashtë muaj burgim dhe gjobë 3.000 euro.