Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, do të dëshmojë në muajin dhjetor në gjykimin ndaj Fuad Ramiqit dhe imamëve të tjerë të akuzuar për shtytje në kryerje të veprave terroriste dhe nxitje e urrejtjes.
Për këto vepra akuzohen lideri i LISBA-s Fuad Ramiqi dhe imamët Bedri Robaj, Mazllam Mazllami, Idriz Bilibani dhe Enes Goga.
Dëshmia e tij u kërkua nga mbrojtja e Gogës për shkak të kësaj shkrese që Bashkësia Islame ia kishte kthyer Prokurorisë.
Të pandehurit përmes predikimeve të tyre nëpër xhami e ligjërata në internet, kanë nxitur të rinjtë që të bëhen pjesë e organizatës terroriste “Al Nusra”.
Ndërkaq, Enes Goga e Mazllam Mazllami kanë nxitur urrejtje ndaj grupeve tjera fetare në Kosovë dhe ndaj komunitetit LGBT.
Seanca tjetër vazhdon në muajin dhjetor.