Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në stacionin “Qendra” qytetari V.Ramadani, e ka dorëzuar të premten një portofol me mbi 2000 euro.
Sipas njoftimit, bashkë me paratë, në portofol ishin edhe dokumentet personale të personit të cilit i ka humbur.
“Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën "Tringë Ismajli", në Prishtinë, një qytetar V.Ramadani, ju ka dorzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet. Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
-
Qytetari në Prizren dorëzon në Polici portofolin me të holla që e gjeti në rrugë
-
Qytetari në Viti dorëzon në Polici portofolin me mbi 1000 euro
-
Qytetari dorëzon kuletën e humbur, Policia e Vitisë gjen pronarin
-
Qytetari dorëzon kuletën e humbur me mbi 1 mijë euro
-
Gjeti portofol me 800 euro dhe nuk e ktheu, arrestohet i dyshuari