Një qytetar nga Prishtina i ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një portofol me mbi 1 mijë e 100 euro dhe me dokumente personale të një personi.
Kjo u bë e ditur nga Policia të hënën në Facebook, derisa autoritetet falënderuan qytetarin me inicialet A.B. për gjestin.
“Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B., ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Qytetari dorëzon kuletën e humbur, Policia e Vitisë gjen pronarin
-
Qytetari në Istog gjen kuletën me rreth 3200 euro, dorëzon në Polici
-
Qytetari në Prizren dorëzon në Polici portofolin me të holla që e gjeti në rrugë
-
Qytetari nga Shtimja gjen një shumë të parave, e dorëzon në Polici
-
Qytetarja dorëzon në Polici kuletën me të holla që e gjeti në rrugë