Policia e Kosovës ka ndaluar të premten dy viktima meshkuj kosovarë në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pasi që të njëjtëve nga një person tjetër u është premtuar ndihmë për të arritur ilegalisht në Zvicër.
Sipas viktimave, i dyshuari u ka kërkuar 8.500 euro për t’u ndihmuar.
“Janë ndaluar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtëve nga i dyshuari mashkull u është premtuar se do t’u jap ndihmë që ilegalisht të arrinin në Zvicër. Sipas viktimave, i dyshuari ka kërkuar 8500 euro, për t’ju ndihmuar. Me vendim të prokurorit, viktimat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë të shtunën.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Dërgohet në stacion policor shtetasi i Zvicrës, shqiptar, për kalim ilegal të kufirit
-
Dy shtetas të huaj ndalohen në Zveçan, dyshohet se kaluan kufirin ilegalisht
-
Dy të arrestuar në Zveçan, tentuan kontrabandë me emigrantë
-
Ndalohet një person, tentoi me pasaportë të huaj të udhëtonte nga Kosova për në Zvicër