Kryeprokurori Shukri Jashari i cili gjendet në vendin ku është gjetur trupi i policit Malsor Dashi, ka treguar se nga shënimet e para raportohet për aksident komunikacioni.
“Pas kërkimeve nga njësitet relevante është gjetur trupi i Malsor Dashit. Mjekësia ligjore trupin e ka dërguar në obduksion. Nga shënimet e para shihet se ky është aksident i komunikacionit”, tha ai, raporton TV Arta.
Jashari ka treguar se kufoma është e lënduar në kokë, por jo edhe në trup.
Sipas tij, viktimën e kanë identifikuar nga numri i ID në këmishën që e kishte veshur, por e cila nuk ishte komplet por vetëm në pjesën e sipërme të kraharorit.
Artikuj të ngjashëm