Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohet një aparat ultrazëri në Leposaviq, dyshohet se u kontrabandua nga Serbia

Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon në Sharpel të Leposaviqit të shtunën. Gjatë kontrollit në furgon ishte gjetur një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, e që dyshohet se ishte kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

Aparati i është dorëzuar Doganës për procedura të mëtejme, e i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

“Sharpel, Leposaviq / 16.03.2024 – 12:25. Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale. Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.