Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë konfiskuar të hënën mbi 2000 kilogramë duhan në fshatin Ulgare, të Zubin-Potokut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se duhani i konfiskuar është dërguar në Doganë për procedura të mëtutjeshme.
Nuk ka të arrestuar.
“Rreth orës 15:00 janë konfiskuar mbi 2000 kg duhan në fshatin Uglare, komuna e Zubin Potokut. Duhani i konfiskuar nga Policia e Kosovës, rajoni i veriut, tashmë është dërguar në Doganë për t’iu proceduar mëtutje. Rastin e ka marrë Dogana, nuk ka persona të arrestuar”, ka thënë Elshani.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan nga Serbia
-
Zbulohet një pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë në Gjilan
-
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan pa dokumentacion në Prishtinë
-
Identifikohen dy lokacione ku grumbulloheshin mallra kontrabandë, gjenden qindra kilogramë duhan