Në ora 09:00, sot, njësitet policore të stacionit të Podujevës, kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Peran të Podujevës, ku me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata themelore – dega Podujevë, është bërë bastisja e një shtëpie dhe lokaleve përcjellëse.
Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se ka konfiskuar disa armë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë atë lokacion zyrtarët policorë kanë gjet dhe sekuestruar:
Një Pushkë Automatike AK - 47
Një revole e tipit Ecol Special
Tre karikatorë si dhe
Rreth 100 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm
Lidhur me këtë rast në stacion është shoqëruar një person, R.J, i cili pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Një kontribut të çmuar në këtë aksion kanë dhënë edhe qytetarët, të cilët përveç rastit të sotëm në vazhdimësi kanë mbështetur me informacione Policinë e Kosovës.
