Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit ka konfiskuar një sasi mishi prej 756 kilogramësh dhe nënprodukte mishi pasi thuhet e nuk i plotësonin kushtet për shitje.
Drejtoria njofton se aksioni është kryer me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në mishtoret e Prizrenit.
“Drejtoria e Inspektorateve njofton se në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë organizuar aksion disa ditor, ku janë inspektuar të gjitha mishtoret e qytetit të Prizrenit. Me këtë rast, Drejtoria e Inspektoratit njofton se ka konfiskuar një sasi mishi prej 765 kg dhe nënprodukte mishi (mish i freskët, mish i ndarë mekanikisht, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj.) që nuk i plotësonin kushtet për tregtim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Drejtoria e Inspektorateve i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë rastet kur hasin produkte të dyshimta në treg.
“Kujdesi ndaj shëndetit të qytetarëve mbetet prioritet kryesor dhe obligim i Drejtorisë së Inspektorateve”, përfundon njoftimi i Komunës së Prizrenit.
-
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Suharekë
-
Sekuestrohen rreth 8 kilogramë ari dhe argjendi në Prizren, vlera mbi 460 mijë euro
-
Dyshohet për kontrabandë me kafshë në Ferizaj, zbulohen mbi 100 dele të paregjistruara
-
Kapen 200 kg mish doneri në një veturë pa kurrfarë kushtesh higjienike
-
Dogana në Stuttgart sekuestron mbi 250 kg suxhuk nga Kosova