Një person është arrestuar në Prishtinë pasi është kapur me 10 kilogramë substancë të dyshuar narkotike.
Sipas njoftimit, të mërkurën gjatë realizimit të detyrave patrulluese njësitë policore për reagim të shpejtë (NJRSH), kanë ndaluar një person të dyshuar i cili kishte qenë me veturën e tipit BMW X5, me targa vendore, duke e drejtuar në Rrugën ’Xheladin Hana’ në Prishtinë.
Njoftohet se gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët policorë kanë hasur në disa paketime të dyshuara me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe si rezultat i saj është arrestuar personi i dyshuar (B.C.), mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja ,Posedimi, shitja ose shperndarja e pautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge”.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë angazhuar edhe njësia policore e antidrogës, e cila së bashku me njësinë e Krimteknikës Regjionale në Prishtinë kanë ndërmarrë veprime të mëtejme dhe gjatë kontrollit në detaje të personit dhe veturës janë gjetur dhe konfiskuar 10 paketime me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, që dyshohet të jenë afërsisht rreth 10 kilogramë.
“Janë ndërmarrë veprime të tjera operative policore dhe gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit e cila gjendej në Prishtinë, janë gjetur dokumentacione të ndryshme personale (letërnjoftime, pasaporta) të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikimin e vizave të një shteti të huaj. Vlen të potencohet se gjatë kontrollit policor gjithashtu janë konfiskuar rreth 300 euro, 2300 dinarë të Serbisë, 10 denar të Maqedonisë veriore si dhe telefona mobilë samsung, nokia. Lidhur me rastin është kontaktuar edhe prokuroria kompetente dhe me aktvendim të tyre i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedurë të mëtejme”, thuhet tutje në njoftim.
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës
-
Sekuestrohet mbi 1 kg marihuanë që po transportohej me postë, një i arrestuar
-
Po e drejtonte autobusin ku u gjetën 120 kg narkotikë, arrestohet një person në Prishtinë
-
Bartte mbi 200 kg substancë narkotike në kamion, arrestohet një person në Prishtinë
-
Konfiskohen narkotikë në Prishtinë, një i dyshuar arrestohet e tjetri arratiset