Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të konfiskimeve të armëve në ahengje familjare gjatë ditës së diele.
Një rast ka ndodhur në Bresje, në Fushë Kosovë, rreth orës 13:00, ku është konfiskuar një pistoletë dhe gjashtë gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin është liruar me procedurë të rregullt.
Rasti tjetër kishte ndodhur në Prishtinë në rrugën “Ali Kelmendi” rreth orës 14:30. Është konfiskuar një pistoletë dhe po ashtu katër gëzhoja. I dyshuari që ka shtënë me armën në ahengun familjar është liruar me procedurë të rregullt.
Ndërkohë po ashtu Policia e Kosovës ka intervenuar në një rast të tillë edhe në fshatin Lebanë. Policia në këtë aheng ka konfiskuar një armë gjysmë-automike, pesë gëzhoja dhe tre fishekë, ndërsa personi i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
-
Dhjetëra armë të konfiskuara për një ditë nga ahengje e bastisje
-
Kosovarët ua shohin sherrin të shtënave në ahengje familjare, pesë të arrestuar për një ditë
-
Sekuestrohen dy armë në Ferizaj, u përdoren në dy ahengje familjare
-
14 të arrestuar për përdorim të armëve në ahengje familjare
-
Dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje të shtunën në Kosovë