Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskime dhe vjedhje armësh

Në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë dje është arrestuar i dyshuari mashkull k/shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.

Dje, në Gllogoc, një ankuesi mashkull k/shqiptar ka raportuar se pas një konflikti në rrjetin social, i dyshuari mashkull K/Shqiptar ishte duke e përcjellë.

Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin dhe gjatë kontrollimit në veturën e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë dhe një shkop druri, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dje në ankuesi mashkull k/shqiptar ka raportuar se persona të panjohur, nga vetura e tij i kanë vjedhur një pistoletë me 7 fishekë.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Edhe 11 armë zjarri të sekuestruara në 24 orët e fundit në Kosovë Kronikë 11 muaj më parë 11 armë zjarri të sekuestruara në 24 orët e fundit në Kosovë

Në fshati Reçak të Shtimes dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Ai kishte kanosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe 21 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.