Në Fshati Shupkovc, Mitrovicë, dje është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe gjashtë fishekë.
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo dje, në Zhilivodë të Vushtrrisë është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar pasi qe i njëjti gjate një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen dhe tre gëzhoja. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.
Edhe në rrugën “Aleksandër Moisiu”, Mitrovicë, dje është konfiskuar një armë, transmeton Koha.net.
Pas marrjes së një informate se një i dyshuar i armatosur me një veturë me targa vendore është duke e ndjekur viktimën femër k-shqiptare njësiti policor ka arrite ta arrestojë të dyshuarin mashkull k-shqiptar dhe të konfiskojë armen me dy karikatorë dhe 30 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.