Përmes një operacioni të realizuar Policia e Kosovës ka arrestuar një person me dyshimet për blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge si dhe Mbajtje nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.
Pas kontrolli në 4 lokacione të personave të dyshuar të cilat i kanë përdorur për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve, policia tek i dyshuari E A. (1992) në momentin e ndalimit i ka gjetur një revole e kalibrit 7.62 mm me dy karikator me gjithsej 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një telefon i modelit Iphone 11, një çantë e zezë në cilën ishin 570 euro para të gatshme si dhe një çelës i derës.
Gjatë realizimit të kontrollit në këto lokacione përveç të cekurave më lartë janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjërat si në vijim: 11 paketime me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 1054.5 gram, 1 paketim në formë katrorë i mbështjellë me ngjitës ngjyrë e kafe, e mbushur me narkotikë të dyshuar kokainë me peshë 1246.6 gram, 3 paketime të mbushura me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 208.6 gram, 1 peshore digjitale ,,SCALE’.
Policia gjithashtu ka konfiskuar, 1 Veturë e tipit Mercedes G-KLAS e blinduar, 1 veturë e tipit AlfaRomeo, 1 pushkë automatike me bajonetë AK-47 me kalibër 7.62 mm, me dy karikator me 58 fishekë të kalibrit 7.62 mm e gjetur në bagazhin veturës, revole e kalibrit 9X19mm me 14 fishekë të kalibrit 9X19 mm, peshore Digjitale CEG Model, tiketë e trafikut e Policisë së Kosovës e të dyshuarit F. U . Dy çelësa të veturës dhe një çelës i skuterit, 6 (gjashtë fishek) të kalibrit 7.62 mm dhe një komplet për pastrimin e armëve, 9 (nëntë) copë çelsa të dyerve të ndryshëm etj.
Personi i dyshuar E.A është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, përderisa lidhur me këtë rast është intervistuar edhe një femër e mitur e cila pas intervistimit në prezencë te prindit është liruar.
-
Arrestohet një i dyshuar për narkotikë, Policia i gjen edhe një bombë
-
Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën drogë dhe armë
-
Operacion antidrogë në Prishtinë, sekuestrohet sasi e konsiderueshme e drogës dhe armëve
-
Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden në veturë sasi e kokainës dhe një revole
-
Policia konfiskon mbi 40 paketime kokaine, armë e para - arreston dy persona