Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kokaina cilësore merr emrin “Lionel Messi”, kapet 1.4 ton

Lionel Messi nuk është më vetëm një emër, e aq më pak vetëm një futbollist. Kur thua Messi nënkuptohet perfeksioni, shpejtësia, taktika dhe zgjuarsia në lojë.

Tashmë emri i asit argjentinas është një brand, që nuk qëndron vetëm brenda kornizave ligjore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me emrin e tij në mendje, trafikantët amerikano-latinë kanë quajtur cilësinë më të lartë të kokainës. Ajo që habiti autoritetet është se droga ishte e paketuar me ambalazhin dhe e ndarë sipas cilësisë. Veç cilësisë “Messi”, në të gjeje edhe cilësinë “Real Madrid”.

Bëhej fjalë për një dërgesë prej 1.4 tonësh, drogë e pastër të bllokuar nga autoritetet peruane këtë javë, raporton tch. Destinacioni i saj ishte Belgjika dhe nëse dërgesa do të mbërrinte në tregjet europiane do të kapte një vlerë prej 80 milionë eurosh.