Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgimi i burrit që dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij

paraburgim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për ngacmim seksual të vajzës së tij të mitur, shkruan të mërkurën "Betimi për Drejtësi".

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka konfirmuar vendimin e prokurorisë.

“Mund t’ju konfirmojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, tha Ulaj.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar të mërkurën lidhur me rastin e ngacmimit seksual në Komunën e Podujevës, ku thuhet se i dyshuari është arrestuar. /BetimipërDrejtësi