Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për dy të pandehurit N.G. dhe S.I. të arrestuar për rastin “Brezovica”.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.
Edhe për të pandehurin S.I., ish-zyrtar i komunës së Shtërpcës, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.
Gjatë zbatimit të urdhëresës, në shtëpinë e të dyshuarit N.G. janë sekuestruar:
- Dokumente të tatimit në pronë,
Edhe
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për ryshfet në rastin “Brezovica”
- Dokumente të MMPH-së,
- Dokumente me plane,
- Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë),
- Lista me numra të parcelave,
- Telefon "Samsung S7",
- Telefon Poco X3,
- Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro,
- Para të gatshme 705,00 USD,
- Para të gatshme 170,00 CHF,
- Para të gatshme 60,00 Pound,
- Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274,
- Thika të ndryshme (13 copë),
- Dorëz e revoles (1 copë),
- Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë)
- Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë)
- Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë),
- Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe
- Pranga të Policisë (1 palë).
Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:
Edhe
Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin “Brezovica”
- Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,
- Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,
- Një (1) jelek anti-plumb,
- Një (1) thikë ushtarake,
- Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,
- Një (1) gaz maskë,
- Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,
- Dy (2) fishek të armës së gjatë,
- Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,
- Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,
- Dy (2) fishek të pistoletës E43,
- Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,
- Dy (2) radiolidhje Switer,
- Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,
- Një (1) palë dylbi “Tento X50”,
- Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,
- Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,
- Një (1) shufër metalike,
- Radiolidhje Motorolla,
Edhe
Kërkohet paraburgim ndaj tetë të dyshuarve në rastin “Brezovica 3”
- Një (1) telefon “Iphone 11” dhe
- Një (1) telefon “Huawei”.